02:47 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Digitalb heq sinjalin e Klan, reagon akademiku: Më del një ekran i zi, dua lekët mbrapsht

08:59 | 05/08/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Protesta e 10-të kombëtare në shesh, akademiku i kthehet Bashës: 11 pyetje për liderin e opozitës, përgjigjet nesër në shesh

Pak ditë më parë televizioni Klan, njoftoi audiencën e saj se duke filluar se kompania Digitalb ka hequr nga platforma e saj sinjalin e Tv Klan dhe Klan Plus. Kjo si rezultat i dështimit të negociatave për rinovimin e kontratës së re mes dy kompanive.

Për këtë ngjarje ka reagur edhe profesor Artan Fuga, i cili ngre disa pyetje në lidhje me zhdukjen e kanalit nga platforma, ndërkohë që kërkon lekët e blerjes së kartës vjetore të dixhitalbit mbrapsht.

Postimi i plotë

Nuk më del më tv Klan në paketën e Dixhitalbit!

A di gjë njeri?

Ju del juve?

Më del një ekran i zi!

Mundësitë që më shkojnë ndërmend mua :

– Më është prish televizori
– Më është prishur aparati i marrjes së sinjalit dixhital
– Më është prishur telekomanda
– Një dorë e keqe më ka bllokuar në antenë kanalin përkatës, do të filloj të hetoj midis komshive se kush është ngjitur në tarracë ditët e fundit
– Mos ka ndodhur ndonjë gjë andej nga ndërmarrja???
– Dixhitalbi ka vendosur t’a bllokojë tv Klan të merret nga unë
– Tv Klan më ka ekzorcizuar, pra më ka përjashtuar si pjesë e audiencës

Në qofshin këto dy të fundit unë dua lekët e blerjes së kartës vjetore të dixhitalbit mbrapsht sepse e doja edhe për tv Klan sepse më pëlqen ta shoh njësoj sikurse shoh edhe tv e tjera!

Nuk e mora kartën duke e paguar sa frëngu pulën të shoh ndonjë nga ato tv propagandistike që të sjellin zorrët në grykë kur i ndjek për gallatë nga niveli i lartë i servilizimit, nga paaftësia e paraqitjes së imazheve, nga shqipja shatra patra e banalizuar dhe e minimizuar në maksimum (!!!), dhe nga gazetaria e nivelit zero!

Nuk di a di gjë AMA për këtë që pësojmë ne si klientë!

Apo varja!

Aman më thoni se në qoftë halli im t’a çoj për kthim televizorin tim te Globus, firmë serioze, sepse e kam brenda garancisë!

Etiketa: artan fugadigitalbklan
Pas

Shtylla e basketbollit i merr jetën 19-vjeçarit, arrestohet kryebashkiaku

Para

Goditen me sende të forta 26-vjeçarin, procedohen penalisht tre të rinj

Para
E FUNDIT/ U ndaluan nga policia greke, humbasin gjurmët dy 19-vjeçarët shqiptarë

Goditen me sende të forta 26-vjeçarin, procedohen penalisht tre të rinj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.