Me rastin e Ditës Kombëtare të Jetimëve, Presidenti Ilir Meta apelon që të punohet dhe reagohet me përgjegjësi për integrimin dhe arsimimin e tyre në shoqëri.
Statusi i Metës në Facebook
Ne jemi kombi i Nënë Terezës. Humanizmi dhe solidariteti njerëzor, janë në themel të vlerave tona, me të cilat krenohemi kudo në botë.
Me rastin e Ditës Kombëtare të Jetimëve, apeli im është të punojmë e të reagojmë me përgjegjshmëri për integrimin e jetimëve, edukimin e arsimimin e tyre. Jetimët duhet të ndjejnë ngrohtësinë e shtetit dhe shoqërisë dhe të ndihen pjesë e familjes sonë të madhe.??