Presidenti i Zgjedhur Ilir Meta, në një rrëfim ndryshe për “Opinion”, tregon historitë e vjetra, përpara sesa ai t’i futej politikës.
Meta zbulon se ai e ka marrë vesh për herë të parë se Shqipëria ka probleme, nga trajneri i tij i peshëngritjes Muharrem Berisha.
“Me një lloj dashurie për sistemin në atë kohë, unë këtë gjë nuk mund ta them, e di që kam ngrënë një shpullë ditën që ka vdekur Enveri, sepse isha në një kushëririn tim në Qytet Studenti. E hëngra shpullën nga babai, sepse ai e konsideronte mungesë serioziteti, sepse e donte Enver Hoxhën”, vazhdon tregimin ai.
Presidenti i Zgjedhur flet me shumë respekt për Muharrem Berishën, të cilën e konsideron si një njeri të rrallë, pasi asokohe askush si ai nuk guxonte të fliste aq hapur për sistemin.
“Ato dy vite në peshëngritje më mësuan shumë gjëra, kushtet e vështira, pastaj historitë që tregoheshin për Aleksandër Kondon. Unë kam hyrë në peshëngritje pak kohë pasi ai është arratisur. Sepse Berisha fliste hapur për problemet që kishte Shqipëria, ai thoshte pse nuk u arratisa unë me Sandrin. Pra një njeri që flet konkretisht, asokohe ishte e rrallë”, tregon ai. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post