Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj Sokol Nanos, djalit të ish-kryeministrit Fatos Nano. 38-vjeçari rezulton administrator i një lokali në zonën e ish-bllokut në kryeqytet.
Burime të Policisë Tiranë bëjnë me dije se shkak i nisjes së procedimit penal është bërë gjetja e dy punonjësve të pasiguruar, të cilët shërbenin pa dhënien e kuponit tatimor.