Djali i ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, sot feston ditëlindjen e tij, por këtë ditëlindje po e feston pa praninë e babait të tij. Haradinaj gjendet akoma në Francë në pritje të një vendimi final për lirimin e tij. Gjykata në Colmar dha lirim me kusht ndaj tij.
Por meqenëse nuk e ka babain afër as sot sikur atëherë kur lindi e kur mbushi një vjet, Anita me plot emocion ka ndarë disa fjalë të cilat e dëshmojnë se është një grua e fortë, shkruan GazetaBlic.com.
”Trim edhe në këtë ditëlindje jemi vet, njësoj si atëhere kur linde, atëhere kur mbushe një vjeç e si edhe sot!!!! Historia po na përshtatet shpesh por ne do t’i dalim zot historisë!!! Të dua pafundësisht, të kam yll, drite, zemer e shpirt! Gëzuar Ditëlindjen jeta jem!!!”, janë fjalët e Anita Muçaj-Haradinajt. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post