Ngriheni gjatë natës dhe vëreni se jeni djersitur shumë? Kjo quhet djersitje gjatë natës. Sipas mjekëve, djersitjet e vërteta gjatë natës janë djersitje ekstreme ku ju mund të ndjeni çarçafët e krevatit të lagur ose edhe pizhamet tuaja. “Në qoftë se ju po përballeni me një djersitje të tillë atëherë kjo mund të jetë një simptomë e ndonjë sëmundje që mund të keni.”, shkruan “Matrix Medical & Research Centre”.
Shkaqet mund të jenë të ndryshme, nga menopauza deri tek një infeksion, nga mutacioni gjenetik tek hipertiroidizmi.
- Risku për sëmundje të zemrës mund të jetë i lartë. Gratë e moshës së mesme sipas një studimi të kryer nga “International Journal of Obstetrics and Gynecology”, të cila përjetojnë shpesh djersitje gjatë natës kanë një rrisk më të madh për sëmundje kardiovaskulare. Ky rrisk është akoma më i lartë nëse jeni mbipeshë, me diabet ose me hipertension.
2. Mund të jeni duke luftuar një infeksion. Në qoftë se trupi juaj është duke luftuar një sëmundje apo infeksion kjo mund të sjellë djersitje gjatë natës. Këto djersitje mund të vazhdojnë për ditë ose javë dhe kur simptomat janë zhdukur.
3. Mund të keni një mutacion gjenetik. Mendohet që si pasojë e një variacioni gjenetik, i cili është i lidhur me pjesën e trurit të femrës që kontrollon hormone të caktuara mund të shkaktojë djersitje profuze tek femrat, megjithatë ende nuk ekziston një e dhënë e saktë në lidhje me mutacionin gjenetik pasi po kryhen ende studime.
4. Mund të keni hipertiroidizëm. Hipertiroidizmi manifestohet me djersitje gjatë natës. Gjithashtu dhe dëmtimi i gjendrave adrenale mund të manifestohet me një simptomë të tillë.
5. Mund të jetë si pasojë e një efekti anësor nga medikamentet që po merrni. Medikamentet të cilat mund të kenë efekte anësore të tilla si djersitje gjatë natës janë: antidepresantët, medikamentet që përdoren për diabetikët, medikamentet për trajtimin e kancerit etj.
6. Sistemi juaj imunitar nuk po fuksionon sic duhet. Sëmundjet autoimmune janë ato sëmundje në të cilat sistemi juaj imunitar njeh dicka normale si dicka të dëmshme për organizmin. Dhe sëmundje të tilla si lupusi mund të shkaktojnë djersitje gjatë natës.
7. Mund të keni ndonjë tumor. Disa lloje tumoresh shkaktojnë djersitje gjatë natës.
(XH.A/SHUPLAKA)