Fjalimet e kryeministrit Edi Rama nëpër takimet elektorale që ai zhvillon përgjatë ditëve në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, shpeshherë komentohen nga përfaqësues të tjerë të politikës në vend.
Konkretisht, kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, është ndalur tek deklarata e Ramës, i cili u shpreh së fundmi se “do të bëhet Kryeministër edhe një herë”. Blushi zgjedh shkrimtarin shqiptar Faik Konica, i njohur për ironinë e hollë deri në sarkazëm tek veprat e tij, për ta ironizuar kreun e Qeverisë.
Sipas kreut të LIBRA-s, nëse Konica do e dëgjonte Ramën, do të thoshte: Merrni darët shpejt o trima, hoqëm gozhdën mbeti vrima”.
Postimi i Ben Blushit:
Ç’DO TË THOSHTE KONICA PËR EDI RAMËN
Edi Rama paska thënë se do të bëhet Kryeministër edhe një herë. Sikur ta dëgjonte Faik Konica do thoshte: merrni darët shpejt o trima, hoqëm gozhdën mbeti vrima. Të heqësh Edin dhe të vesh Ramën është si të heqësh gozhdën dhe të mbash vrimën.
(XH.A/SHUPLAKA)