Kohët e fundit fenomeni i sherreve vend e pavend, duke nisur që nga ambientet shkollore, urbanet, lokalet e deri tek përleshjet masive në mes të rrugës, ka filluar të përhapet me ritme të frikshme, sidomos në Tiranë.
Janë me dhjetëra video që kanë mbërritur në një hark të shkurtër kohor në redaksinë e JOQ Albania, ku tregohen të rinj që përfshihen në përleshje të ndryshme fizike, që jo rrallë përfundojnë deri në plagosjen e një ose më shumë personave.
Vieo e mëposhtme tregon sherrin mes disa vajzave në një park në zonën e Kinostudios.
Siç shihet dhe në video, dy prej vajzave janë kapur për flokësh dhe s’e lëshojnë njëra tjetrën.
Sipas “JOQ” Dy vajza të tjera kanë ndërhyrë për t’i ndarë, por e kanë të pamundur, ndërsa disa vajza të tjera dhe një djalë që ndohen pak më tutje nuk kanë preferuar të përzihen në sherr, duke mbajtur qëndrim neutral.
Më pas ndërhyjnë disa kalimtarë për t’i ndarë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:00.
Nuk dihet arsyeja e sherrit mes vajzave, por ajo që duhet theksuar është që të tilla skena të padenja janë kthyer në një shqetësim madhor për banorët e kryeqytetit, por jo vetëm, po ashtu edhe fjalori i pisët që tashmë përdoret masivisht jo vetëm nga djemtë, por edhe nga vajzat.
“Do ja q.. robt”/ Vajzat nga Tirana përleshen keq me njëra-tjetrën, kapen për flokësh në mes të rrugës on Vidnews.
Discussion about this post