Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar letër ambasadorëve të huaj në Kosovë, rreth situatës me COVID-19 duke i kërkuar që të ndihmojnë popullin.
Në shkrimin e publikuar në Facebook thotë se në shtator do të ketë një krizë shëndetësore që do të shndërrohet në katastrofë humanitare, ndaj është e domosdoshme që të sigurohen pajisjet e nevojshme mjekësore në institucionet e kujdesit shëndetësor.
“Ambasadorë dhe diplomatë të nderuar, unë i kam shprehur këto vështrime me ju shumë herë në takimet tona. Tani, në emër të popullit të Kosovës, publikisht ju kërkoj juve dhe vendeve tuaja që t’u siguroni institucioneve të kujdesit shëndetësor të Kosovës pajisjet e nevojshme mjekësore dhe burimet njerëzore për të mundësuar të parandalojmë që një krizë shëndetësore të shndërrohet në një katastrofë humanitare”, shkroi Kurti.(A.M/Faxweb.al)