Protestuesit të cilët morën pjesë në protestat për lirimin e Alexey Navalny kanë tronditur me dëshmitë e tyre se cfarë përjetuan gjatë arrestimit nga policët.
Peter Sokovykh një prej të arrestuarve ka treguar për CNN se si u kërcënua nga policët. “A e dini se ne mund t’ju rrahim aq shumë sa që të urinoni gjak? Dhe nuk do të keni asnjë gjurmë, nuk do të mund të provoni asgjë.”, mësohet ti ketë thënë një polic.
Sokovykh më tej tregoi se ai u arrestua në mënyrë të padrejtë pasi ai thjesht ishte duke ndenjur në celular në momentin kur një civil e kishte kapur atë nga flokët dhe e kishte futur në fugon. Në momentin që kishte hyrë në fugon Sokovykh ishte pyetur se sa është paguar që të marrë pjesë në protestë dhe kush e kishte paguar.
“Do t’ju mbyllim në burg për 5 vjet, do t’ju fusim në një qeli ku të burgosurit do të përdhunojnë pa ndërprerje. Kjo është ajo që ju doni? Jo? Atëherë na trego se kush është ai që të ka paguar.”,tregoi Sokovykh .
Kujtojmë se 5 ditë më parë Gjykata ruse shpalli opozitarin Alexei Navalny fajtor për shkeljen e dënimit me kusht. Ai është dënuar me 3 vite e gjysmë heqje lirie.
(R.G/Faxweb.al