14:19 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

DOKUMENTET/ Qeveria ka financuar fshehurazi Bienalen e Venecias

15:33 | 27/09/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
DOKUMENTET/ Qeveria ka financuar fshehurazi Bienalen e Venecias

Javën e fundit u përcoll me bujë ekspozita personale/private e artistit Edi Rama në Bienalen e Venecias. Por një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, zbulon se qeveria e kryeministrit Edi Rama, e ka financuar me fonde publike këtë bienale.

Raporti i siguruar në rrugë zyrtare nga Hashtag.al, zbulon se në intervalin kohor Mars-Tetor 2016, Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka kryer një sërë prokurimesh të paqarta dhe të dyshimta publicitare, me kompani të huaja dhe shqiptare. Pjesë e kapilarëve të financimit ka qenë dhe ‘Fondacioni Bienalja e Venecias’.

Historia nis në Mars 2016, kur ish-ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, vendosi një fond prej afro 500 mijë dollarë në dispozicion të spoteve publicitare për promovimin e Shqipërisë. Ky ishte projekti i quajtur ‘Albania go on your way’. 

Ministria e Ekonomisë lidhi kontratë me një kompani të huaj, e cila mori përsipër që të shfaqte spotin promovues gjatë kampionatit evropian të futbollit ‘Euro 2016’.

Shteti shqiptar pagoi 95 mijë euro për të drejtat e transmetimit të kësaj reklame, por siç zbulon raporti i KLSH-së, spoti nuk u transmetua në Francë për shkak të disa komplikimeve me afatet e kontratës.

Dhe çfarë bën ministria pas kësaj?

E sposton transmetimin  e këtij spoti në tetor për llogari të ‘Bienales së Venecias’.

Lexoni me vëmendje çfarë konstaton raporti i KLSH-së:

“Spoti rezulton se është përdorur për promocion gjatë Festivalit të Venecias dhe jo gjatë kampionatit Evropian”

Më tej raporti zbulon:

“Nga auditimi ekziston komunikimi elektronik me kompaninë “Outdoor Revolution” me seli në Londër, me AKT(Agjencia Kombëtare e Turizmit), përfaqësuar  nga ish-drejtori i marketingut në AKT. Ku është pranuar, “silver package 12×30” spote në ditë, për 11 ditë. Në këtë ofertë, del e paqartë që është spoti prej 10 sekonda, i cili u prodhua nga kompania fituese ‘Publicita shpk”, për t’u publikuar në Euro-2016, apo kemi të bëjmë me ndonjë spot tjetër. Në faturën e sjellë nga kompania e huaj, “Rapture Entertainment Limited” Londër, flitet për një spot 30 sekonda.

Nga auditimi i dosjes fizike kompania e cila ka ekskluzivitetin për transmetimin e spotit është “Outdoor Revolution” me këto të dhëna: “Fondazione La Bienale di Venezia” dhe nuk jepet asnjë dokumentacion ligjor dhe asnjë argumentim faktesh për lidhjen që kanë këto kompani “të përzgjedhura nga AKT-ja”.  

Thënë në mënyrë të përmbledhur, gjetjet e audituesve zbulojnë kryesisht se:

-Ministria e Ekonomisë ka bërë një ‘mish-mash’ kontratash me disa kompani të huaja për transmetimin e spotit promovues në Euro 2016, me vlerë rreth 95 mijë euro.

– Ministria dështoi me realizimin e këtij spoti në Francë, por tre muaj më vonë, bëri transferimin e të drejtave të spotit promovues për në Bienalen e Venecias.

– Kontratat dhe procedura si e kreu këtë transferim duket e paqartë dhe për audituesit e KLSH-së, të cilët shprehin në mënyrë eksplicite mungesën e dokumenteve dhe faturave në ministri.

-Ato pak dokumente të siguruara nga KLSH-ja zbulojnë se kontrata e lidhur në Tetor me kompaninë angleze Outdoor Revolution shkonte për llogari të ‘Fondacionit Bienalja e Venecias‘

-Ministria e Ekonomisë nuk ka ofruar dokumentacion të plotë për të treguar në mënyrë të detajuar se sa fonde publike ka përfituar Fondacioni Bienalja e Venecias, ndërsa KLSH-ja shprehet se projekti total i ministrisë për reklamat promovuese ishte rreth 500 mijë dollarë.

Ndonëse ka financuar një spot promovues për vendin, ministria e Ekonomisë e ka mbajtur të fshehtë këtë fakt dhe nuk e ka deklaruar në asnjë zëdhënie publike.

Raporti i KLSH-së e vendos kryeministrin Edi Rama në një konflikt të pastër interesi, pasi audituesit kanë vërtetuar se ekspozitat private të Edi Ramës janë realizuar në një bienale e cila merr financime nga fondet publike të qeverisë shqiptare.

Për më tepër, ministria e Ekonomisë ka refuzuar të detajojë kontratat që ka lidhur me kompanitë private sa i takon këtij financimi. / Hashtag.al

Etiketa: bienale. veneciaedi ramareklamasponsorizim
Pas

Dy kioska për 10 metra katrorë, njëra zapton tërë trotuarin. Çfarë bëhet në kryeqytet

Para

Vasili akuzon PS-në për komisionet e Vetingut: Qesharak! I zoti e jep tellalli se shet

Para
Petrit Vasili pas mbledhjes: Këto janë vendimet e LSI-së për ligjin e mbetjeve dhe organet e Vettingut

Vasili akuzon PS-në për komisionet e Vetingut: Qesharak! I zoti e jep tellalli se shet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri Vengu, vizitë në Bazën e Mbështetjes dhe Emergjencave Civile: Rritje e kapaciteteve për modernizim të plotë

Finalizohet operacioni “Identiteti”, vihet në pranga 21-vjeçari që mashtronte me karta identiteti false

Vrau efektivin e “Shqiponja”-ve me plumb në kokë, prokuroria kërkon burg të përjetshëm për Azgan Mërnica

Debate në forta në seancën e dosjes “Plumbi i artë”,3 avokatë përplasen me prokurorin, braktisin seancën

Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza është i dyshimtë

Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë, BE prezanton fondin prej 2.3 miliardë eurosh

Kukës/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti familjar

Berisha: Ambasadori Daum ishte zëri më i fuqishëm brenda Shqipërisë në vitet ’90 kur të tjerët donin që vendi ynë të mbetej Kuba e Adriatikut

Vijojnë kontrollet në kuadër të planit “Plazhi i lirë”, lirohen hapësira publike në Golem

Greqia mbyll azilin për afrikanët! Mitsotakis: Është rritur fluksi i emigrantëve, na duhet të marrim masa

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.