Prej shumë kohësh diskutohet për kioskat nëpër Tiranë. Ndërkohë që shitësit e paketave që nuk kanë një kioskë nuk lejohen të punojnë për të fituar bukën e gojës, duket se kioskat kanë një tjetër trajtim nga tatimorët e bashkisë.
Një foto e publikuar nga “Nisma thurje” tregon se si te rruga e Durrësit, fiks te kryqëzimi i Laprakës ndodhen dy kioska njëra pas tjetrës.
Fillimisht ishte një kioskë e integruar te stacioni i autobusit por më vonë u vu edhe një tjetër në mes të trotuarit duke bllokuar kalimin e këmbësorëve. Si rezultat kemi dy kioska për 10 m2.
Sipas “Nismës” asnjëra prej tyre nuk i paguan taksat Por çfarë ndodh me shitësit ambulantë të cilët nuk kanë një kioskë ku të mbajnë produktet e tyre dhe as një vend ku të ulen dhe të shesin pa u detyruar të qëndrojnë me orë të tëra në këmbë? Ata ndalohen menjeherë nga polici i parë bashkiak që i pikas, madje u sekuestrohet edhe malli që për hir të së vërtetës nuk vlen aq sa atyre t’u nxjerrë fitim të mjaftueshëm për ta përballuar dëmtimin që u bëhet.
Prej tetorit të vitit 2016 në kryqëzimet e zonës qendrore të kryeqytetit nisën të vendosen kioska të reja, për të cilat ende nuk është dhënë asnjë informacion publik. (D.D/Shuplaka)