Daton dy ditë më parë urdhri për lirimin nga detyra e Sokol Stojanit, si Drejtor i Drejtorisë së Ndihmës për Subjektet e Posaçme, Mbrojtjes së Dëshmitarëve, Inspektimit dhe Burimeve Njerëzore, Studimeve, Projekteve në Prokurorinë e Përgjithshme.
FaxNews, ka arritur të sigurojë dokumentin e lirimit të Stojanit nga detyra që mbante, dokument që do ta gjeni më poshtë:
Po ashtu, burime të sigurta i thanë FaxNews, se arsyeja e shkrakimit ka në refuzimi i Stojanit, për emërimin e
Sekretarit të Përgjithshëm të Prokurorisë, duke e quajtur atë si të paaftë.
Më herët u tha në media, se arsyeja e shkarkimit ishte refuzimi i Stojanit për të hetuar 10 prokurorët ndaj të cilëve ka nisur hetimi disiplinor pas refuzimit të tyre për të marrë pjesë në shortin për çështjen “Shullazi”.
Mësohet se urdhëri i lirimit është firmosur pas ikjes së Stojanit.
(B.B/ Faxweb.al)