Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Përmet, ku një bari 79-vjeçar, ka humbur jetën pasi ka rënë nga një lartësi prej rreth 200 metrash.
Mësohet se i ndjeri është shtetasi me inicialet, M.I. 79 vjeç, panues në Delvinë.
Trupi i të ndjerit është gjetur rreth orës 00:30 në një përrua.
Njoftimi iplotë i policisë:
Përmet
Më datë 21.09.2018, rreth orës 00:30, në fshatin Delvinë, në një përrua është gjetur i pa jetë shtetasi M.I, 79 vjeç, banues në Delvinë, Përmet.
Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se ky shtetas ka qënë duke kërkuar bagëtitë e në mënyrë aksidentale ka rënë nga një lartësi rreth 200 metra ku si pasojë ka humbur jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për ngjarje aksidentale.
(B.B/ Faxweb.al)