Dorina Mema, aktiviste e Koalicionit Shqiptar pro Familjes dhe Jetës, në një intervistë për Fax News, tregoi se si LGBTQIA+, po ndikon në familjen, shoqërinë dhe fëmijët shqiptarë. Mema tha se shteti shqiptar me këtë agjendë të komunitetit për të përfshirë dhe fëmijët me mbështjen nga shteti po eksperimenton me fëmijët duke I dëmtuar ata.
Dorina Mema:
Duhet ta pranojmë sepse jemi rritur me një tjetër frymë, e kemi mësuar ndryshe biologjinë dhe do na duhet pak vite që të mësohemi me ta, meqë shteti paska vendosur dhe shteti ka vendosur që të marrë këtë vendim pa referendum dhe pa marrë aprovimin e popullit shqiptar dhe komuniteteve fetare që përfaqsojnë shumicën, sepse komuniteti LGBTQ përfaqëson pakicën, por janë të pranuar nga ne. Po bëja një dikskutim me një shok, është gay, jeton jashtë. Komunitetin LGBTQ e trajton si jetë personale dhe thotë nuk dua të jem I ngatërruar në këtë mesele. Shqipëria po eksperimenton këtë program pilot, para se të eksperimentojnë vendet më të zhvilluara se Shqipëria. Nëse do marrim një renditje të priamidës, se ccfarë duhet të zhvillohet dhe çfarë po zhvillohet, kjo është një abuzim e një rryme ndoshta politike, ndoshta agjendë nga jashtë. Unë nuk ja vë dot dhe fajin komunitetit LGBTQ nga informacionet që po nxjerrim sepse nuk është një kërkesë që është bërë nga komunitetit LGBTQ, por absolutisht është një ‘dorë’ tjetër.