Aktivistja e Koalicionit Shqiptar pro Familjes dhe Jetës, Dorina Mema, u shpreh se nuk ka interes për të mbrojtur fëmijët shqiptarë nga LBTQIA+. Mema tha se çdo shqiptar në këto ditë, duhet t’i bëjë vetes një pyetje: “Ku do të jemi ne pas 10 vitesh?” Mema tha se kur fëmija afrohet te nëna pushon së qari dhe kjo është frekuencë hyjnore.
Dorina Mema:
Po pse duhet të jetë një interes në mes për të mbrojtur një fëmijë? Po pse duhet të jetë një interes për vendin dhe për kombin ku jemi rritur? Unë shikoj që fëmijët tanë nuk do të bëhen më gjyshër. Unë kam një pyetje. Ku do të jemi ne pas 10 vitesh? Ka të drejtë që çdo shqiptar ta bëjë këtë pyetje. Ne kemi një tavolinë të hapur për të bërë një diskutim për këtë. Psikologjia e fëmijës, natyrale, është, sapo del nga barku I nënës, që e ka mami në dorë, fëmija qan dhe kërkon nënën. Unë kam lindur një vajzë dhe dikush që po na ndjek ka lindur një fëmijë dhe thotë që kur fëmija afrohet te nëna pushon së qari dhe unë e quaj këtë frekuencë hyjnore. Unë gruan e vlerësoj për këtë pjesë dhe them se Zoti tek ne fshehu embrionin e vazhdimësisë. Unë them se Zoti te gruaja besoi më tepër se tek burri, sepse na besoi kundërshtimin për të mbrojtur fëmijët. SI do të jetojë një fëmijë, në një botë ku thotë: “Unë vij nga një nënë dhe një baba, por mamaja ime është martuar me një grua tjetër dhe mua më është hequr e drejta e për të pasur baba?” Këtu prekim Konventën e të drejtave të fëmijëve.