Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditen e sotme në qytetin e Beratit, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur tre pjesëtarë të një familjeje.
Sipas raportimeve, në këtë aksident është përfshirë dhe drejtori i Doganës në Berat, Mirjan Prifti.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin nacional Berat- Lushnjë, në dalje të Urës Vajgurore, ku një mjeti tip Benz i drejtuar nga Prifti, është përplasur me mjetin tip Opel, të drejtuar nga 19 vjeçarja me iniciale A.T.
Mësohet se 19-vjeçarja po udhëtonte në drejtim të qytetit të Durrësit, sëbashku me vjerrën e saj 64 vjeçare me iniciale E.B, dhe vjehrrin e saj 69 vjeçar me inicialet S.B.
Sipas policisë, dy automjetet kanë qenë në drejtime të kundërta me njëra-tjetrën dhe në momentin e përplasjes, mjeti tip Opel ka dalë krejtësisht nga rruga duke u përplasur me bordurën mbrojtëse.
Tre të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Beratit, por sipas Repartit të Kirurgjisë e reja ndodhet në gjendje të rëndë. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post