Pas lajmit për zbulimin e plot 12 tonëve kanabis në një magazinë në Përmet, Këshilltari i Kuvendit Dritan Kaba përmend emrin e deputetit socialist Vladimir Kosta, i cili pak orë më parë publikoi disa mesazhe private të tij me deputetin e LSI-së Përparim Spahiu.
“Droga ne Permet ishte mbjellur … pa dijenine e Ladit
12 tonet e kapur nuk kane qene mbjelle ne Shqiperi, kush ka dyshime te pyese deputetin e Permetit Lad Kosta, ky i tregon te gjitha edhe sms private, edhe dhuratat private jo me plantacionet qe duhen te prodhojne ate sasi marramendese hashashi, dmth ate qe kishte ngelur nga mungesa e eksportit. Ladi i tregon te gjitha, eshte i sinqerte.
Suksese ne jete investitoreve te hashashit!”, shkruan Kaba.
Në një magazinë në në fshatin Pagri të Përmetit, mbrëmjen e sotme është zbuluar një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike, prej plot 11 tonë e 850 kilogramë kanabis.
Ndërkohë, pronari i magazinës është shpallur në kërkim, si edhe pesë persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur ende. Mësohet se magazina në fjalë është kontrolluar nga policia edhe rreth 2 muaj më parë. (D.D/Shuplaka)