Janë sekuestruar sot 320 kg kokainë në portin e Pireut në Greqi që kishte destinacion Shqipërisë. Në mes të arrestuarve janë dy shqiptarëve, Andrea Mërkuri, 54-vjeç, Marsel Stafaj, 36-vjeç dhe greku Ioannis Biglakis 64 vjeç.
Mërkuri, rezulton i shpallur nga policia greke që prej 2017, si financues dhe organizator i një laboratori të drogave sintetike Captagon, te njohura ndryshe edhe si ‘tableta xhihadiste’, ku u sekuestruan 634 mije e 246 tableta.
Mërkuri përdor dhe identitetet Jasona Mërkuri dhe Azdren Muharremi. Rezulton se ka përdorur më para pasaportë serbe. Mërkuri është biznesmen që zotëron dyqan me veshje në Shqipëri dhe autobus turistik në Greqi.