Dy ditë pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda mbyll hetimet dhe çon në gjykatë dosjen për 613 kg kokainë të kapur në Maminas, zbardhet dosja e plotë, ku të pandehur janë Arbër Cekaj në mungesë, si dhe dhe Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku.
Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se ndonëse kanë përfunduar hetimet, Prokuroria është në pritje të dy letërporosive, njëra prej të cilave nga Ekuadori. Autoriteteve të huaja u është kërkuar informacion lidhur me dy sasi të ndryshme kokaine të kapura në ekuador në periudha kohore të ndryshme.
Mësohet se e para ishte 90 kg e gjendur po me kontenier me babanë në pronësi të Arbër Çekajt, ndërsa sasia e dytë ishte 38 kg e kapur po në Ekuador. Burimet saktësojnë se kanë pasur informacion se sasia e fundit po tentohej të futej në Shqiperi e ndarë në 4 arka bananesh në pronësi të kompanisë “Arbri Garden”..
Nga ana tjetër, prokurori Ervin Kondili vijon hetimet për të zbuluar personat e tjerë si të përfshirë në trafikun e drogës dhe pronarët e saj. Në përfundim të hetimeve rezoltoi se Arber Cekaj është vetë personi që ka siguruar transportin e lëndës narkotike.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post