17:20 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Dyfishohen çmimet e banesave në Tiranë, pësojnë rënie ato të apartamenteve në bregdet

08:22 | 21/04/2017
në Ekonomi, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dyfishohen çmimet e banesave në Tiranë, pësojnë rënie ato të apartamenteve në bregdet

Çmimet e banesave pësuan rritje dyshifrore gjatë vitit 2016, duke shënuar ritmin më të lartë të paktën në pesë vitin e fundit.

Sipas një vrojtimi që bëri Banka e Shqipërisë indeksi i çmimit të banesave në rang vendi u rrit me 12.8%. Ky zhvillim është ndikuar nga rritja e vëllimit të shitjeve në zonat qendrore të kryeqytetit dhe nga rritja e çmimit dhe vëllimit të shitjeve në zonat e tjera.

Për zonën bregdetare, agjentët kanë raportuar rënie të çmimit mesatar dhe të vëllimit të shitjeve. Indeksi i çmimit mesatar për Tiranën vlerësohet 3.3% më i lartë në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar.

Për pronat tregtare, balanca neto e numrit të pronave është rikthyer në vlera pozitive (2.6%), ndërkohë që gjatë gjashtëmujorit të kaluar balanca neto shënonte -17%.

Numri i pronave të pashitura, si për banesat, ashtu edhe për godinat tregtare, ka shënuar rënie të theksuar në krahasim me periudhën e kaluar. Vlen të theksohet se, që nga fillimi i vitit 2013, ky është rasti i parë i raportimit të një rënieje në numrin e pronave të pashitura.

Sipas agjentëve, rreth 68% e pronave për banim dhe për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Kjo shifër shënon rritje të lehtë në krahasim me vlerën prej 65% të raportuar në periudhën paraardhëse. Pjesa e çmimit të shitjes së pronës që është mbuluar me kredi (LtV) vlerësohet rreth 53%, ose diçka më lart në krahasim me periudhat e mëparshme.

Banka e Shqipërisë e bën vlerësimin e situatës në tregun e pasurive të paluajtshme përmes vrojtimit në terren të një kampioni të përbërë nga 230 agjentë të pasurive të paluajtshme dhe shoqëri ndërtimi, të cilët përfaqësojnë rreth 75-80% të popullatës së këtyre subjekteve për nga madhësia e aktivitetit.

Në përgjigje të pyetjes “Si e vlerësoni situatën e tregut në krahasim me periudhën   gjashtëmujorin) e mëparshëm?”, balanca neto e përgjigjeve prej -8.2%, tregon se një numër më i madh agjentësh kanë dhënë përgjigje negative (më keq) sesa përgjigje pozitive (më mirë). Por, megjithëse vlerësimi i përgjithshëm mbetet pesimist, balanca e përgjigjeve është më pak negative se në gjashtëmujorin e kaluar (-33%), gjë që tregon një përmirësim të vlerësimit të përgjithshëm të subjekteve të intervistuara./ Revista Monitor

Etiketa: apartamenteshitje
Pas

“PD të mos mbajë peng veten dhe vendin”, dita më e mirë sipas Paskal Milos për nisjen e dialogut

Para

E shkuara e errët e viktimës në Vlorë, si u dënua për vrasje kur ishte vetëm 16 vjeç. Pista e hakmarrjes(DETAJET E PLOTA)

Para
E shkuara e errët e viktimës në Vlorë, si u dënua për vrasje kur ishte vetëm 16 vjeç. Pista e hakmarrjes(DETAJET E PLOTA)

E shkuara e errët e viktimës në Vlorë, si u dënua për vrasje kur ishte vetëm 16 vjeç. Pista e hakmarrjes(DETAJET E PLOTA)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Katastrofë humanitare”, Starmer vijon thirrjet: Situata në Gaza duhet të ndryshojë rrënjësisht

U qëlluan ndërsa ishin në pritje për ndihma, 69 persona humbin jetën në Gaza gjatë 24 orëve të fundit

Reshje të shumta shiu bllokojnë aksin rrugor Gramsh–Korçë, rrëshqitje inertesh në rrugë

Senati Amerikan hedh poshtë rezolutën për bllokimin e shitjes së armëve Izraelit

Kriza humanitare në Gaza dhe përpjekjet për armëpushim, i dërguari i Trumpit takohet me Netanyahun

Ministri i Jashtëm francez: Sistemi i ndihmës së Fondacionit Humanitar në Gaza ka krijuar një masakër të vërtetë

Gjermania: Procesi për njohjen e shtetit palestinez duhet të fillojë tani, por vonon marrja e vendimit

50-vjetori i Aktit Final të Helsinkit: Ministri Hasani në Konferencën e Nivelit të Lartë në Finlandë

‘Berlini e ka humbur durimin me Izraelin’, ministri i Jashtëm gjerman: Duhet të nis procesi për njohjen e shtetit palestinez

Kosovë, ministrja Hajdari mbrohet sërish në heshtje për rastin e rezervave shtetërore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.