Polica e Tiranës ka arrestuar një punonjës policie i cili akuzohet për vjedhje.
Në mars të vitin 2017 ai dyshohet se ka vjedhur një telefon në një aksident. Baki Ballhysa është polic më detyrë dhe akuzohet për vjedhje me anë të shpërdorimit të detyrës.
Prej një muaji mësohet se ai ishte nën hetim nga Prokuroria. Ai ishte më detyrë në pikën e bllokimit të mjeteve të sekuestruara.
NJOFTIMI:
Ndalimi i punonjësit të Policisë Ballhysa u bë ditën e sotme, pas urdhrit të Prokurorit, për veprën penale ‘’Vjedhje me anë të shpërdorimit të detyrës’’.
“Punonjësi i policisë Baki Ballhysa, prej një muaji ishte nën hetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, në kuadër të referimit penal dërguar nga ana e SHÇBA-së në datë 14 prill 2017, pasi dyshohej se gjatë ushtrimit të detyrës kishte marrë një telefon celular, nga një automjet i përfshirë në një aksident me pasojë vdekje në datën 1 mars 2017”.
(M.D/Shuplaka)
Discussion about this post