Ministri i Mjedisit Lefter Koka, kandidati që kryeson listën për Qarkun e Durrësit, Zhvilloi ditën e djeshme një takim prezantues me banorët e lagjes nr. 2 të qytetit bregdetar. Ai u ndal në disa nga shqetësimet e përditshme.
Duke u ndalur tek çështja e kultivimit të kanabisit, ai u shpreh se nuk ishte mision gjelbërimi i Shqipërisë me kanabis, por me pyje: “Aktorë të rëndësishëm të forcës sonë politike si dhe Ministrat tanë, kanë ngritur publikisht shqetësimin e kultivimit të hashashit. Nuk ishte misioni ynë të gjlebëronim Shqipërinë në këtë mënyrë. Misioni ynë ishtë ta gjelbëronim Shqipërinë me pyje.”
Për LSI-në të vetme në këto zgjedhje, ai u shpreh se ka qenë diçka që e ka dëshiruar gjithmonë, me qëllim që të përballet me këdo forcë politike në Durrës, duke qenë nën logon e LSI-së.
“Kjo është ajo që gjithmonë kam dëshiruar, që ne të dalim të vetëm në zgjedhje. Që unë të përballesha nën logon e LSI me këdo forcë politike në Durrës”, u shpreh ministri.
(XH.A/SHUPLAKA)