Revista prestigjoze amerikane ‘Time’ në një artikull të publikuar ka renditur kryeministrin e Kosovës si një ndër 5 njerëzit më të kërkuar.
“Shpesh nuk është mirë të jesh i kërkuar. Në kohëra të dramave gjeopolitike, këtu keni disa prej personazheve të rreptë që janë ‘më të kërkuarit’, të cilët kanë fituar vëmendjen e botës”, shkruan ‘Time’.
Më poshtë artikulli vijon me secilin prej 5 personazheve të rreptë që ka përzgjedhur ‘Time’ si ndër më të kërkuarit. Haradinaj në këtë listë renditet së bashku me Carles Puigdemonit të Katalonjës, Fethullah Gulenit të Turqisë, Julian Assanget dhe Mikheil Saakashvilit.
“Kryeministri i Kosovës e bëri emrin e tij në fund të viteve 1990 gjatë konfliktit atje. Një komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai u akuzua për kryesimin e torturës dhe vrasjes së serbëve, por duke pasur mungesë të provave, ai u pastrua nga krimet e luftës nga OKB në të dyja vitet 2008 dhe 2012. Kjo nuk u prit mirë nga Serbia, e cila refuzon ta njohë Kosovën si një vend të pavarur dhe kërkon që Haradinaj të ekstradohet për t’u përballur me drejtësinë në gjykatat e saj”, shkruan Time.
Revista shkruan gjithashtu se nuk është vetëm Serbia ku Haradinaj përballet me sfida ligjore.
“Nuk është vetëm në Serbi që Haradinaj përballet me sfida ligjore. Me urdhër të aleatëve perëndimorë dhe të ndihmuar nga fondet e BE, parlamenti i Kosovës në vitin 2015 ranë dakord të ngrenë një gjykatë speciale për krime lufte me bazë në Holandë por që vepron nën juridiksionin e Kosovës, një masë e konsideruar gjerësisht instrumentale në ndihmën për të stabilizuar gjeopolitikën ballkanike. Vetëm tani që paditë do të vijnë, Haradinaj dhe anëtarët e tjerë të elitës politike të Kosovës po kërkojnë mënyra për të prishur hetimet”, vijon artikulli.
Më pas Time godet Hardinajn dhe aleatët e tij në Kosovë duke I konsideruar të vegjël për të ruajtur paqen.
“Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja, të cilat i prin fushatës së NATO-s për bombardimin e Serbisë së Sllobodan Millosheviçit – janë të përkushtuara që Kosova të arrijë normat dhe vlerat perëndimore. Ndoshta Haradinaj dhe aleatët e tij në Kosovë janë shumë të vegjël që të kujdesen për fuqitë e rëndësishme gjeopolitike; realiteti është se, për të ruajtur paqen, ata nuk mund ta përballojnë këtë”, shkruan në fund revista “Time” për figurën e Haradinajt.
“Nganjëherë, Assange, Puigdemont, Gulen dhe Haradinaj, të jashtëligjshmit mund të shndërrohen në heronj për ata që kanë kundërshtuar gjoja burgosjen e tyre”, shkruan në fund të artikullit revista amerikane.
Burimi: http://time.com/5124511/risk-report-geopolitical-fugitives-puigdemont-assange/?iid=sr-link1
(B.H/Faxweb)