Juventus ka arritur të mposhtë Atalantën e Etrit Berishës me rezultatin e ngushtë 0:1 në transfertë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë duke bërë kështu një hap të madh dret kalimit në finale të Coppa Italia
Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain në minutën e 3-të të ndeshjes. Një moment që vlen për tu theksuar është pritja e penalltisë nga portieri Buffon çfarë bëri që takimi të mos barazohej.
Ndeshje tjetër ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në Allianz Stadium në Torino më 28 shkurt. (B.H/Faxweb)