Është nënshkruar ditën e sotme një marrëveshe midis Opozitës së bashkuar dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.
Ka qënë vetë kryetari i Partisë Demoratike Lulzim Basha ai i cili nënshkroi marrëveshjen sëbashku me përfaqësues të Teatrit Kombëtar.
Gjatë fjalës së tij Basha ka falenderuar të gjithë qytetarët, artisëtët dhe aktivistët të cilët ishin pjesë e kësaj qënderse dhe premtoj kështu më shumë marrëveshje të tilla me grupe të ndryshme interesi.
Ndër të tjera ai tha:
Ky është përkushtim i PD dhe aletaëve tanë të Opozitës së bashkuar për të mbështetur të gjitha vendimet dhe veprimet e mëtejëshme të Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit.
Nënshkrimi i kësaj kontrate besim, midis opozitës sot është hapi i parë që ne ndërrmarim për mbrojtjen e interesit publik dhe futjen e vendit në shinat e duhura, të ndërshkimit të politikanëve të implikuar në krim dhe korrupsion.
Dua të falenderoj për besimin e dhënë si kundër ju siguroj se besmin e madh e kanë me qartësi dhe vendosmëri të plotë.
Dua të përshëndës ditën e sotme Aurel Plasairi i cili është i pari që hodhi iden për nënshkrimin e një kontrate të tillë. E ky është vetëm fillimi sepose kontrata të tilla do të vijonë të nëshkruajmë me të gjithë grupet e interesit.Po kështu me mjekët, infermierët, studentët.
Fjalët vërtet kanë mbaruar, 30 qershori ishte dita e zgjimit, refuzimi popullor dhe qytetar i këtij regjimi i cili i ka dhënë shenjat e para të dështimit që nga Milot- Balldren, Asitirit.
Ne kemi vendour ti japim fund këtij vullneti. Mesazhi i 30 qershorit është mesazh i një ndryshimi të verëtet për këtë arsyje kontratat tona me grupet e interesit do të jetë ndërrmarja më transparente dhe e vërtetë.
E mirëpres faktin që në kjo marrëveshje të mos mbetet vetëm në mbrojtjen e teatrit dhe e kemi të qartë qëllimet e saj. Unë mirëprej angazhimin e të gjithëve për ti dhënë fund babëzisë dhe ndërtimin e një vendi ashtu siç e meritojmë, si gjithë Europa.
Edhe ne po zhvillojmë betejat tona. Mesa duket na takon ne që të bëjmë betejën e fundit të tranzicionit dhe ti hapin Shqipërisë derën e vërtetë drejtë së ardhmes. I vetëdijshëm se kjo betejë ka pasur sakrifica të shumta dua të jem fare i sinqertë me ju që sakrificat do të vijojnë, siç e tregoi dhe 30 qershori dirita në fund të tunelit po shkëlqen fort.
Ndaj le ta vazhdojmë këtë betejë të baskuar dhe ta vijojmë më tej.
Pa forcën tuaj dhe pa qëndresën tuaj do të ishte e pamundur. Ju jeni frymëzimi ynë.
Discussion about this post