Opozita dhe punonjës të Bashkisë Delvinë kanë njoftuar ditën e sotme se kanë hequr dorë nga aksioni i opozitës, për reagimin e qytetarëve edhe militantëve të PD në rast të mos lirimint të ambjenteve te kinoteatrit, konkretisht KZAZ nr.87.
Anulimi i këtij aktiviteti ka ardhur për arsye se palët përkatëse kanë bërë marrëveshje për t’i larguar materialet zgjedhore.
Ndërkohë, deri në këto momente nuk është marrë ende asnjë veprim konkret edhe rreth kinoteatrit ka forca policie të shtuar.