Si pasojë e aksionit të zhvilluar nga Forcat Renea në qytetin e Elbasanit mësohet nga burime jozyrtare se në prangat e policisë kanë përfunduar vëllezërit Erzen dhe Gëzim Mama.
Të dy keta shtetas ishin të pranishëm në ambientet e një lokali në qytet, i cili u rrethua dhe u ushtruan kontrolle nga ana e Forcave Speciale.
Mësohet se dy vëllezërit janë dhe pronarët e lokalit, të cilin e kishin kthyer biznesin në një pikë shitje të lëndëve narkotike.
Gjatë mbërritjes së forcave RENEA dy vëllezërit kanë bërë rezistencë me forcë ndaj ndalimit, por më pas është bërë neutralizimi i menjëhershëm i tyre.
Krahas lëndëve narkotike policia sekuestroi dhe një sasi municioni dhe armësh zjarri.