Mosdhënia në media e lajmit se akademiku Artan Fuga u nderua nga ”Çmimet Kult” me librin e vitit ”Murg”, ka sjellë debat mes tij dhe ”Gazetës Tema”.
Vetë akademiku shkruante në një status të tij se : Sadoqë disa media – kazani janë përpjekur ta censurojnë lajmin, në datën 14 nëndor akademia Kult e nderoi librin tim Murgu me çmimin e librit artistik më të mirë të vitit. Gazeta Panorama arriti ta çajë censurën vetëm në ora 22 e 43 minuta të mbrëmjes së sotme. Murgu nuk pyet fare për censuruesit! Ai do ta ketë mirë me qytetarin që dëshiron të ngrejë kokën
Kaq mjaftoi që ”Tema” të niste një shkrim: Artan Fuga i bashkohet Ramës: Media kazani, mua s’më fshihni dot…
Dhe pas kësaj të sqaronte se libri i Fugës nuk përbënte lajm. Debati ka vijuar me përgjigjen e Fugës i cili shkruan se fakti që libri nuk përbën lajm për gazetën në fjalë s’do të thotë që s’përbën lajm për mediat e tjera. Fuga sqaron se median nuk e quan kurrsesi ë gjithën kazan siç bën Rama. Kjo pasi siç thotë edhe vetë profesori ai punon ditë e natë për brezin e ri të gazetarëve.
”Pyes editorialistin e Temës: Mirë për vete ai e di që nuk ka rëndësi lajmi, po ku e di ai për mediat e tjera??? Ai mund të thotë se nuk ka rëndësi për gazetën Tema, por jo më tepër. Ka lajthitur këtu!
Që nuk ka rëndësi si lajm për Temën unë e kam ditur pra as e kam pretenduar ta botojë ajo gazetë. Ka të tjera gjëra të rëndësishme për atë gazetë!
Madje edhe kur merr dhe boton pa pyetur tekste të miat të shkruajtura flurthi thjesht për qef, unë kam pyetur : Mirë që i marrin pa autorizim, por çfarë ka këtu për ta botuar në gazetë?”, shkruan mes të tjerash Fuga.
SHKRIMI I GAZETËS TEMA:
Artan Fuga ka marrë një çmim për librin e tij më të fundit, nga “Kult”.
Por, duke qenë se mediat shqiptare nuk para shkruajnë për “qoka” të tilla, nderimi që i është bërë Fugës nuk ka gjetur vend në asnjë media.
Kaq është dashur, që ky i fundit t’i quajë mediat kazan, pse nuk kanë shkruajtur që ai paska marrë një çmim, a thua se mori Nobelin në letërsi dhe kjo gjë u mbajt e fshehtë!
“Sadoqë disa media – kazani janë përpjekur ta censurojnë lajmin, në datën 14 nëndor akademia Kult e nderoi librin tim Murgu me çmimin e librit artistik më të mirë të vitit.
Gazeta Panorama arriti ta çajë censurën vetëm në ora 22 e 43 minuta të mbrëmjes së sotme.
Murgu nuk pyet fare për censuruesit!
Ai do ta ketë mirë me qytetarin që dëshiron të ngrejë kokën”, shkruan Fuga, që mendon se të gjitha mediat janë bërë në një mendje dhe i kanë bërë atij një puç të madh, për ta censuruar.
Urime për çmimin profesor, por është më e thjeshtë se kaq gjendja.
Thjesht çmimi yt nuk ka përbërë interes për mediat!
SHKRIMI I ARTAN FUGËS:
Kudo veç ekselentëve ka kazanë, legenë dhe uturakë!
——————————–
Përgjigje editorialit të gazetës Tema lidhur me censurimin e lajmit mbi një nga librat e mi!
Miqësisht sigurisht!
Gazeta Tema, në një tekst të firmosur me logon e saj, pra si media, pra me anë të një editoriali, reagon për atë që unë shkruaja në faqen time të facebook-ut se disa media, kishin censuruar lajmin që akademia Kult kishte menduar nëpërmjet një jurie të gjerë t’i jepte librit tim, romanit filozofik Murgu, çmimin e librit artistik të vitit.
Nuk do të përgjigjesha ndaj këtij editoriali, nëse si pedagog i komunikimit masiv nuk do të shihja atje disa probleme keqkuptimi profesional.
E para, editoriali shprehet se lajmi nuk është censuruar, por nuk është lajm që një libri im merr çmim vjetor. Pra, nuk ka interes për median.
Pyes editorialistin e Temës: Mirë për vete ai e di që nuk ka rëndësi lajmi, po ku e di ai për mediat e tjera??? Ai mund të thotë se nuk ka rëndësi për gazetën Tema, por jo më tepër. Ka lajthitur këtu!
Që nuk ka rëndësi si lajm për Temën unë e kam ditur pra as e kam pretenduar ta botojë ajo gazetë. Ka të tjera gjëra të rëndësishme për atë gazetë!
Madje edhe kur merr dhe boton pa pyetur tekste të miat të shkruajtura flurthi thjesht për qef, unë kam pyetur : Mirë që i marrin pa autorizim, por çfarë ka këtu për ta botuar në gazetë?
Hajde kush i hyn hollësirave!!!
E dyta, editorialisti i Temës thotë se nuk është censurë, por lajmi i parëndësishëm!!! Ku e di ai pikëpamjen e censuruesit!!! Editorialisti është i painformuar dhe bën gafa që nuk i bëjnë mirë gazetës që e ka punësuar. Ai nuk e di se qarkulloi lista me balerinin më të mirë, me piktorin më të mirë, me këngëtaren më të mirë, etj, kurse lajmi për marrjen e cmimit nga Murgu ishte hequr nga lista!!!
Mund të më thotë editorialisti se përse për cmimet e këngës, baletit, pikturës, etj., qenka lajm për media kurse për librin artistik, marrë çmim po atë mbrëmje nuk është lajm?
E treta, Tema hamendëson se unë hamendësoj se paska një komplot nga e gjithë media për të censuruar lajmin për çmimin që mori Murgu!!!
Ku e kam thënë këtë unë? Editorialisti nuk e di se për ta bllokuar një lajm ka dy mënyra, e para të mbledhësh bashkë të gjitha mediat, por unë këtë fuqi nuk e kam. E ka tjetër kush që Tema besoj e di! Kurse mënyra e dytë është ta bllokosh lajmin diku atje ku lajmi hyn në portat e medias dhe pastaj gazetarët nuk e verifikojnë informacionin që e marrin nga njera tjetra ose nga burime të paverifikuara.
Sa për censurën ndaj meje, menjëherë reagoi Panorama me profesionalizmin e saj, si edhe portalet, televizionet, si edhe plot të tjera që e vunë vendin në vend.
E ritheksoj për cdo censor, ne, ne pra, jemi në gjendje të ngremë në këmbë 1000 anticensorë. Dëgjojeni mirë këtë.
Kjo është censura specifike për të cilën flasin shkencat e sotme të komunikimit që ndoshta editorialisti i Temës nuk ka pasur rast ta ketë hasur në leximet e tij. Pra nuk censurohet lajmi, por riprodhohet një lajm i censuruar dhe botohet pa verifikim.
Kjo është ajo pjesë e medias që është e kazanit, pra e dobët. Unë nuk them se e gjithë media është kazan, sikurse Tema thotë se thotë kryeministri. Unë them se ka pjesë nga media që janë kazan, legena, uturakë, sikurse ka të tillë edhe në politikë, në botën akademike, në sport, në mjeksi, në shoqëri.
Kurse për median shqiptare, më qartë për gazetarët e rinj unë punoj natë e ditë, janë pasioni im, dhe luftoj për ditën kur gazetaria mos dhunohet nga media.
Sikurse ndodh sot në disa media të avokatisë, si quhet!
Dhe ne do t’ja arrijmë si komunitet studjuesish, pedagogësh, gazetarësh të rinj të formuar si në Perëndim ta clirojmë median nga vargonjtë e padrejtë që ndrydhin gazetarët.
Pëerndryshe është vetë media që do të falimentojë, sikurse po ndodh, ose do të gjejë strehë te politikanët, si altoparlant.
Ndërkaq unë e uroj editorialistin e Temës për stilin e tij shumë të njohur nga unë, duke i dashur vetëm të mira dhe suksese në studimet dhe kërkimet e tij!
(E.K/FAXWEB)