17:08 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“E përshëndes por ja pse mbetem zemërthyer”, Berisha reagon për progres-raportin e KE-së

19:20 | 29/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deklarata e policisë për Berishën, reagon ish-ministri: Pas hetimeve intensive në Facebook-un e doktorit…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me progres-raportin e Këshillit të Europës I cili vlerëson pozitivisht hapat e Shqipërisë në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian.

Berisha shkruan në një reagim të gjatë se e përshëndeste progress-raportin pavarësisht se vlerëson që Shqipëria që nga viti i kaluar nuk ka plotësuar sipas tij asnjë nga 13 kushtet e caktuara në deklaratën e 13 Qershorit të vitit 2016 të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE.

“Por përsëri dua të them se megjithë rekomandimin e hapjes pa kushte të negociatave unë mbetem zemërthyer. Kjo sepse në vleresimin tim, megjithë rekomandimin për hapjen pa kushte të negociatave, jemi identik si para skenarit të një viti me parë”, shkruan Berisha ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Nje vendim qe une e pershendes por qe me le zemerthyer!

Miq, sot ne nje konference shtypi te perbashket Perfaqesuesja e Larte per Politiken e Jashtme dhe sigurine e BE, Frederica Mogherini dhe Komisioneri per Zgjerimin dhe Fqinjesine i Komisionit Europian, Johannes Hahn njoftuan rekomandimin e Komisionit Europian per hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine.

Une e pershendes rekomandimin e raportit te Komisionit te BE per hapjen e negociatave pavaresisht se une vleresoj se Shqiperia qe nga vjet nuk ka plotesuar asnjerin nga 13 kushtet e caktuara ne deklaraten e 27 qershorit te vitit 2016 te ministrave te jashtem te vendeve anetare te BE.

Une e pershendes dhe mbeshtes rekomandimin e Komisionit sepse kam qene dhe jam i bindur se hapja e negociatave do ndihmonte ne menyre te padiskutueshme ne plotesimin e kritereve dhe kushteve te kerkuara qe Shqiperia te perparoje drejt anetaresimit ne BE.

Perveç ketyre pershendes rekomandimin e Komisionit per hapjen pa kushte te negociatave duke hedhur poshte keshtu pretendimin se protestat e opozites dhe vendimi i saj per te djegur mandatet pengojne apo demtojne hapjen e negociatave me BE.

Por perseri dua te them se megjithe rekomandimin e hapjes pa kushte te negociatave une mbetem zemerthyer.

Kjo sepse ne vleresimin tim, megjithe rekomandimin per hapjen pa kushte te negociatave, jemi identik si para skenarit te nje viti me pare.

Vjet Komisioni, njelloj si kete vit rekomandoi hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine. Mirepo pavaresisht nga kjo, ministrat e jashtem te BE hodhen poshte me unanimitet kete rekomandim dhe, po me unanimitet, caktuan 13 kushte qe duhet te plotesonte Shqiperia ne menyre qe Keshilli i Ministrave te vendoste ne qershor te vitit 2019 qe vendimi te merrej pasi te shqyrtohej plotesimi i kushteve ne dhjetor te vitit 2019.

Une jam zemerthyer se ne gjendjen aktuale, ku asnjera nga 13 kushtet e kerkuara nuk jane plotesuar ndaj dhe ne bindjen time Keshilli i Ministrave do mbaje te njejtin qendrim qe mbajti vjet ndaj rekomandimit te Komisionit Europian dhe do rendise se paku edhe njehere 13 kushtet e meparshme per tu plotesuar nga Shqiperia ne menyre qe te votohet per hapjen e negociatave me se afermi nga fundi i vitit 2020 per te mos thene edhe me vone. Por kesaj radhe nuk besoj se do kete eurokrate apo europarlamentare qe do vijne te mashtrojne shqiptaret siç bene fillim korrikun e vitit 2018 se negociatat u hapen.

Kesaj radhe Edvin Kristaq Mashtrimi nuk do arrije te hape shampanjen e festes per hapjen e negociatave apo te ndaje dekoratat per ata qe bene te mundur hapjen e tyre siç beri vjet. Kesaj radhe, ai deri ne fund te qershorit do jete flakur aty ku e ka vendin, ne koshin e plehrave te historise! sb

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: berishaprogres-raportiREAGON BERISHA
Pas

“Njerëzit po na akuzojnë se protestat paqësore nuk janë të duhurat”, Spaho: 2 qershori do të jetë ngjarje e bukur

Para

Shqetësuese/ Këto shenja në gjuhë lidhen me sëmundje serioze

Para
Shqetësuese/ Këto shenja në gjuhë lidhen me sëmundje serioze

Shqetësuese/ Këto shenja në gjuhë lidhen me sëmundje serioze

Discussion about this post

 



Të Fundit

Durrës, materialet zgjedhore mbërrijnë në masa të rrepta sigurie dy ditë para zgjedhjeve

Qeveria falë gjobat e papaguara ndaj qytetarëve dhe bizneseve përgjatë janarit 2015-nëntor 2025

Gjykata e Posaçme ul dënimet për grupin e Lazaratit, pushohet çështja për një nga të akuzuarit

Fitorja ndaj nazizmit, 80 vjet më pas: Trump dhe Putin në kontakt përmes ndërmjetësve

Një përleshje mes shqiptarëve në Itali përfundoi me një viktim, shkak u bë një vajzë

Kryetari i PSD së Doshit në Malësi të Madhe në hetim për blerje votash. GJKKO pranon kërkesën e SPAK për ushtrim kontrolli

Transformimi i aeroportit “Nënë Tereza”/ Rama inspekton punimet, projekti inovativ falë bashkëpunimit me arkitektin Marco Casamonti

“Ushtroni të drejtën tuaj”/ Presidenti Begaj mesazh qytetarëve para heshtjes zgjedhore: 11 maji, test i rëndësishëm pjekurie politike

PD kërkon shkarkimin e Erion Veliaj: Mungon prej 3 muajsh! Më 12 maj të mblidhet Këshilli Bashkiak

UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.