Ish kryeministri Sali Berisha përmes qytetarit dixhital ka denoncuar një ngjarje të rëndë pak minuta më parë.
Në denoncimin e “Qytetarit Dixhital”, thuhet se një punëtor baba i dy fëmijëve ka humbur jetën ditën e soptme në garazhet e stadiumit të ri “Arena”, ngjarje kjo e cila përmes një qëndrimi kriminal, sipas ish kryeministrit po tentohet të fshihet.
Postimi i Berishës:
Monstra qe fshehin dhe vdekjen!
Nje tjeter punetor, baba i dy femijeve humbet jeten sot ne garazhet e stadiumit.
Ne nje qendrim kriminal edhe ky krim tentohet te fshihet.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
doktor pershendetje,nje djal i ri ka ren ne garazhet e stadiumit te ri Arena kombetare dhe per fat te keq vdiq.
te lutem interesohu se familjes do i fshehin te verteten per masat e siguris brenda kantierit. te lutem anonim.
Na nxoren jasht stadiumit kur ndodhi fatkeqesia dhe u pezullua puna doktor.
Per me teper informacion mund tju japin te spitali i traumes
Dhe deri me tani e mbajn te fsheht lajmin
Por te lutem anonim pasi jam punonjes aty
Ngjarja ka ndodhur ne oren 13:00,viktima ishte me origjin nga Puka u degjua, por nuk kam informacion me teper per arsye sepse na nxoren nga stadiumi te gjithve me detyrim.dhe nuk esht i vetmi rast. Por sot ndodhi fatkeqesia qe vdiq babai i dy femijve na nxoren nga stadiumi me detyrim per te fshehur ngjarjen e rend dhe masat e siguris qe nuk ishin ne masen e duhur