13:25 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“E rëndësishme që qeveria të kuptojë”, Nikolin Jaka për sigurinë ushqimore: Po anatemohet një industri e tërë

11:24 | 02/05/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“E rëndësishme që qeveria të kuptojë”, Nikolin Jaka për sigurinë ushqimore: Po anatemohet një industri e tërë

Paraditen e sotme Bashkimi i Prodhuesve, së bashku me kreun e AKU në një konferencë për mediat kanë reaguar në lidhje me skandalet e fundit që kanë shpërthyer pas publikimit të pamjeve dhe fakteve për produktet ushqimore që rriten me hormone dhe kanë në përbërje të tyre substanca që përdoren në ndërtim.

Para disa ditësh emisioni investigativ ‘Fiks Fare’ zbuloi se fermerët përdorin stimulantë dhe hormone në rritjen dhe pjekjen e fruta-perimeve. Në një vëzhgim në Kuçovë dhe Berat, “hambarin” e fruta-perimeve në Shqipëri. Madje, fermerët vijonin t’i lyenin për skuqje nga jashtë.(Lexo ketu).

Rasti tjetër që bëri shumë bujë në media ishte ai që djathi që shitet dhe konsumohet në Shqipëri ka përbërje pluhuri allçie dhe tulle.

Lidhur me këto raste ka reaguar dhe Agron Heto kreu i AKU. Ai tha që mediat mos të hapin panik te konsumatorët nëse ska prova.

“Ekonomia e vendit bazohet tek bujqësia dhe nëse s’ka prova, u bëj i thirrje mediave të mos krijojnë panik tek konsumatorët, duke shtuar se së shpejti do të hapen negociatat, duke lënë kështu të nënkuptohet se prishja e imazhit të vendit do të ndikonte në këtë vendim tek ndërkombëtarët” tha Heto.

Nikolin Jaka është shprehur se është e nevojshme që ti kushtohet rëndësi ligjore kësaj çështjeje.

“Nëse ne do të anatemojmë një industri të tërë, ne pengojmë punësimin e vendit. Është e rëndësishme që qeveria dhe media të kuptojë si duhet se siguria ushqimore është një nga pikat që vlerësohet teksa jemi në kushtet e çeljes së negociatave.” u shpreh Jaka. Ky i fundit gjithashtu kërkoi dhe ndërhyrjen e shtetit nëpërmjet agjencive të akredituara të cilat do të certifikojnë produktet e sigurta.

Ndërkohë lidhur me çështjet e sigurisë ushqimore ka folur dhe kryeministri Rama duke thënë që është e nevojshme të bëhen disa ndryshime në kodin penal lidhur me këtë çështje. Ai tha duhet të  ketë ndërshkim për fajtorët që tregtojnë apo eksportojnë ushqime jashtë kushteve të mirëpërcaktuara.

“Kodi Penal ka nevojë për ndryshim duke filluar nga siguria ushqimore. Kemi bërë jo pak progres në këtë drejtim. Produktet tonë bujqësore, janë plotësisht të shëndetshme dhe për këtë mjafton një fakt. Në 300 mijë ton produkte të eksportuara në BE asnjë kamion nuk është kthyer për shkelje të standardeve. Duhet t’i rezervojmë ndëshkimin e heqjes së ushtrimit të aktivitetit” u shpreh Rama djatë fjalës së Në mbledhjen e grupi parlamentar të PS-së ” tha Rama.

(j.b/faxweb.al)

 

 

 

Etiketa: Agron HetoAKUBashkimi i Prodhuesvenikolin jakasiguria ushqimore
Pas

Rama mendon zgjidhjen e minutave të fundit për krizën? Porosia për drejtuesit e PS

Para

“Rob ma i shëmtut që je”, moderatorja i përgjigjet keq ndjekëses: E ke hundën e shtrembër!

Para
“Rob ma i shëmtut që je”, moderatorja i përgjigjet keq ndjekëses: E ke hundën e shtrembër!

“Rob ma i shëmtut që je”, moderatorja i përgjigjet keq ndjekëses: E ke hundën e shtrembër!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulm me thikë në një shkollë në Finlandë, tre të plagosur, arrestohet autori

Gjyqi për shpifje në GJKKO/ Shtyhet sërish seanca mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit! Mungoi gjyqtarja

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, arrestohet 38-vjeçari në Vlorë

A i meritonin aleatët 8 vendet në listat e sigurta? Berisha: Është e pavlefshme çdo përpjekje për t’i trajtuar zgjedhjet si të drejta

Kërkuan filmimet nga procesi i numërimit, kandidatët e PS tërheqin ankimimin në KQZ

Ministri i Jashtëm Fidan takohet me presidentin serb në Beograd, Vuçiç: Turqia një lojtar kyç në stabilitetin rajonal

“11 maji ishte farsë zgjedhore”, Berisha: U shkelën parimet e Kopenhagenit dhe Kushtetuta e Shqipërisë

Turqia hedh poshtë komentet greke mbi pretendimet ‘Pontike’ si iluzione

“Humbët garën, mos humbni fytyrën”/ Mesazhi i Ramës për kandidatët socialistë që kërkuan filmimet nga procesi i numërimit, Balla: Transparencën e bën KQZ!

Majlinda Bregu emërohet Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin të OBSH

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.