Pas shkarkimit të tij nga Posti i Drejtorit të Postës Shqiptare ka reaguar Majlind Lazimi. Lazimi u shkarkua pasi akuzohet se është përfshirë në fushatën elektorale të LSI-së.
Madje akuzat për të kanë vijuar më tej duke thënë se ai ka ushtruar presion dhe ndaj punonjësve.
Vetë Lazimi i ka hedhur në mënyrë kategorike poshtë këto akuza, duke thënë se lajmin e ka marrë nga mediat.
”Sapo u njoftova nga mediat për një lajm të çuditshëm për lirimin tim nga pozicioni i Dr. Përgjithshëm të Postës Shqiptare. Shkarkimi im është i paligjshëm dhe vetëm për arsye politike. Shkarkimi im është hakmarrje politike. Nuk ka asnjë provë ligjore për këtë akuzë. Është një akt dëshpërimi. Asnjë presion nuk është bërë ndaj asnjë punonjësi të postës shqiptare”, shprehet Lazimi.
Pak minuta më vonë, rreth 15:30 Lazimi pritet të mbajë një konferencë për mediat, ku do të japë dhe sqarimet e tij në lidhje me situatën. (E.K/SHUPLAKA)