Italianët shquhen si adhurues dhe shijues të gatimeve. Për më tepër, thuajse të gjithë filmat me mafiozë italianë, ata tregojnë kulturën e tyre të gatimit dhe tryezat me miq për të shijuar gatimet.
Mafiozi i Ndranghetas, Marc Feren Claude Biart, po përballet me krimet e tij pasi preferoi të tregojë aftësitë e tij në kuzhinë, në internet.
Biart, anëtar i grupit mafioz Ndrangheta, ishte arratisur që në vitin 2014 nga Italia. Ai duhej të mbante një profil të ulët ndërsa ndodhej në Republikën Dominikane. Por 53-vjeçari u kap pasi oficerët italianë të Interpolit e hasën atë në videot që postonte në YouTube duke ofruar mësime gatimi falas.
Megjithëse ai nuk e tregonte fytyrën e tij në klipet e gatimit, tatuazhet e tradhtuan mafiozin. Gjithçka ishte në rregull për Biartin në Karaibe. Ai bënte një jetë të qetë, ndërsa edhe komuniteti lokal i italianëve aty e konsideronte ‘të huaj’.
Biart ishte arratisur nga Italia pasi autoritetet vendore lëshuan një urdhër për arrestimin e tij, në 2014-ën, për trafik kokaine në Hollandë, për llogari të mafies Ndrangheta.
Më herët, në vitin 2019, një anëtar i mafias Camorra, u arrestua ndërsa po hante makarona me dy miqtë e tij të familjes në ballkonin e vilës.
Ndrangheta në Kalabri mendohet të jetë një nga organizatat më të rrezikshme dhe të fuqishme të krimit, pasi sipas autoriteteve europiane, kontrollon pjesën më të madhe të kokainës dhe krimit të organizuar në Europë.