Një tjetër mjek ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Covid-13. Ai është endokrinologu i njohur nga Përmeti, Rustem Keko, 72-vjeç.
Mësohet se Keko kishte 4 ditë i shtruar në spitalin Infektiv, por nuk mundi ta fitonte dot betejën me virusin e rrezikshëm, duke mbyllur sytë ditën e sotme në spital.
Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Covid-3 në moshën 82 vjecare, një nga neuropsikiatrët më të njohur shqiptar, prof dr Hiqmet Shqerra.
Situata e pandemisë në vend është përkeqësuar ndjeshëm javët e fundit ku numri i rasteve të reja kap shifra ditore mbi 1000.
Rritje të qënësishme ka patur dhe numri i vdekjeve, por ajo që është më shqetësuese është shfaqja e formave të rënda të virusit në moshat e reja pa probleme bashkëshoqëruese.(F.M/Faxweb.al)