02:51 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E turpshme/ Kreu i FSHF-së humb nënën e tij, Braçe bën postimin e pamenduar në rrjet, ndjekësit i përvishen

07:55 | 15/04/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
E turpshme/ Kreu i FSHF-së humb nënën e tij, Braçe bën postimin e pamenduar në rrjet, ndjekësit i përvishen

Ditën e djeshme vëllezërit Armando dhe Agron Duka humbën nënën e tyre, zonjën e nderuar Vajdie, e cila për shkak të situatës së pandemisë, nuk do të përcillet në banesën e fundit, sipas nderimeve dhe zakoneve shqiptare.

Ka qenë vetë Agron Duka ai që ka dhënë lajmin e trishtë të humbjes së nënës, dhe më pas të shumta kanë qenë mesazhet e ngushëllimit në drejtim të familjes durrsake.

Por ajo që nuk kishte si të mos binte në sy, ishte një ngushëllim gjysmak, i Erion Braçes, i cili duket se nuk i ka harruar inatet e vjetra që ka me kreun e FSHF-së.

Në një postim në Instagram, ai ngushëllon Agron Dukën, dhe në asnjë moment nuk e përmend vëllain tjetër të familjes, që po ashtu ka humbur nënën e shtrenjtë.

“Gon Duka eshte nje mik i mire, ne cdo kohe, ne te mire e ne veshtiresi!

Sot ka humbur nenen e tij te shtrenjte, ate qe ndicoi me dijen dhe edukimin e brezave te tere!

Ndodhi ne nje kohe kur njerezit jane vetem, ndersa kane kaq shume nevoje per njerez!

Mik i mire, nuk je vetem! Ngushellime per nenen e shtrenjte e ta kujtoni per mire cdo cast!”, shkruan Braçe në postimin që duket se ka tërhequr dhe vëmendjen e komentuesve.

“Zotri @erionbrace mir do ishte me i shpreh ngushllime edhe @armand_dukes, inatet personale nuk duhet te bejne pjese ne keto raste! Shendet e gjitha tmirat nga Llapjani”, është njëri nga komentet më domethënëse në faqen e Braçes.

Braçe dhe Duka i FSHF-së janë përplasur vazhdimisht mes tyre, dhe shkak për këtë është bërë diskriminimi që sipas zv.kryeministrit i ka bërë FSHF ekipit të Partizanit. Më pas akuzat e tyre kanë vijuar edhe personale, me akuza për fshehje pasurie apo të tjera si këto.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

VIDEO horror/ Tentoi të zbatojë rregullat e bllokimit të koronavirusit, policit i pritet dora me shpatë

Para

“Jemi më të hapur se Shqipëria”, ministri i Ekonomisë në Maqedoni: Kjo është ndihma që kemi dhënë për bizneset dhe punonjësit

Para
“Jemi më të hapur se Shqipëria”, ministri i Ekonomisë në Maqedoni: Kjo është ndihma që kemi dhënë për bizneset dhe punonjësit

"Jemi më të hapur se Shqipëria", ministri i Ekonomisë në Maqedoni: Kjo është ndihma që kemi dhënë për bizneset dhe punonjësit

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.