Një pervers shqiptar, i cili sulmoi seksualisht një vajzë në një klub nate në Australi, është dënuar me një vit në burg.
Shqiptari Edison Bala do futet edhe në listën e abuzuesve seksualë për 10 vite.
29-vjeçari shqiptar u gjet fajtor pasi sulmoi viktimën 23-vjeçare në një klub nate në East Kilbride. Ai i futi dorën poshtë fustanit, i grisi rrobat dhe e penetroi me gishta.
Viktima ka folur për mediat duke thënë se sulmi seksual bëri që ajo të kalonte në depresion. Sipas saj, në një rast ajo tentoi të vriste vetne, duke ngulur një thikë në stomak.
Tmerri i saj nuk mbaroi, pasi ajo u përball me intimidimin e shokëve të Balës, teksa jepte provat.
Aq i fortë ishte intimidimi ndaj saj, sa gjykata u desh të mbyllej. Megjithatë ajo u tregua e guximshme dhe ishte në seancën ku u dha vendimi.
“Jeta ime është shkatërruar plotësisht. Unë kam luftuar me mendimet e vetëvrasjes, kam dëmtuar veten dhe jam diagnostikuar me depresion dhe ankth. Këto dy vjet kanë qenë një ferr i vërtetë. Ndalova së jetuari, nuk po kujdesesha më për veten time. E urreja veten time, e urreja atë që ai bëri me mua. Ndjehesha pa vlerë dhe nuk mund ta shikoja dot veten në pasqyrë”.
Ajo punonte në industrinë e hotelierisë dhe kishte shkuar me miqtë pas mesnatës në një klub nate, ku ndodhi edhe ngjarja. 23-vjeçarja e përshkruan veten si një person miqësor dhe që i flet gjithkujt.
“Ai ishte tek zona e duhanpirësve. Duke qenë miqësore unë i thashë përshëndetje, por kuptova që ai nuk fliste anglisht dhe u largova. Ai më ndoqi nga mbrapa dhe më sulmoi seksualisht”.
23-vjeçarja rrëfen tmerrin pas sulmit seksual nga shqiptari në lokalin e natës
Discussion about this post