Një breshër i pazakontë i përmasave sa një kokërr arrë ka dëmtuar të mbjellat në bujqësi dhe pemët në fshatin Letan në Elbasan.
Një nga kulturat të cilat banorët kishin varur shpresat duhani është dëmtuar ndjeshëm. Të rrënuar tashmë fermerët thonë se kanë humbur gjithcka kishin pasi breshëri ka shkatërruar cdo gjë . Pa asnjë mundesi tjetër banoret kërkojne ndihmë nga shteti.
‘’Edhe banori më i vjetër i fshatit thotë se një breshër të përmasave të tilla nuk e kishte parë ndonjëherë”, shprehet një prej banorëve.
Me problematikën e fermerëve të Letanit është solidarizuar edhe kryeplaku i fshatit . Gani Kullolli, Kryetar i Fshatit Letan shprehet se dëmet në kulturat bujqësore janë shumë të mëdha.
Anëtari i këshillit Bashkiak Ismail Çala i bën thirrje autoritete vendore tu vijnë në ndihmë këtyre banorëve të prekur nga fatkeqësitë natyrore.
Edhe një ditë më pas gjurmët e breshërit që dëmtoi gjithcka gjeti përpara ishin ende të pranishme në rrugë. Ndërsa këta fermerë këtë vit priten të përballen me ditë të vështira mbijetese.
(E.K/FAXWEB.AL)