Pedagogu Edmond Tupja i cili ishte nga të parët pedagogë që mbështeti protestën e studentëve, theksoi sërish se studentët kanë të drejtë që protestojnë dhe duhet të dëgjohen.
I pranishëm së bashku me ministren e Arsimit Lindita Nikolla në debat televiziv, pedagogu iu drejtua Nikollës, duke i thënë se nëse ajo do të jepte dorëheqjen dhe të kalonte në krahun e studentëve, do kishte hyrë në histori.
“Do kish hyrë ne histori ta kishte bërë këtë Lindita Nikolla, të kishte dhënë dorëheqje do hynte në histor”, tha Tupja në “Open”, duke shtuar se kjo mund të ishte e vështirë për shkak të atyre që ka sipër, por ky vendim duhej marrë.
Ai deklaroi se do të dilte edhe nesër dhe so t’i mbështesë. Sipas tij studentët e kanë humbur besimin tek kjo qeveri.(B.H/Faxweb)