Publikohet një video nga momenti kur deputeti i Lezhës Eduart Ndocaj, kërkon një minutë heshtje në seancën e fundit plenare, për nipin e Dom Nikollë Kaçorrit.
Kreu i Partisë Bashkimi Demokristrian Shqiptar, shfaqet tepër i emocionuar, madje duke u dridhur. Por përveç kësaj, gjatë kërkesës atij i merret goja dhe në vend që të kërkojë një minutë heshtje, kërkon një “m*t heshtje”.
Por pas fjalës në Kuvend, Ndocaj dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati kanë debatuar ashpër përmes mesazheve në “wats up”, ku ky i fundit i ka kërkuar deputetit të mos flasë për të parët e tij, madje i ka kërkuar edhe t’i fshijë numrin nga telefoni. Mirëpo Ndocaj i është kthyer ashpër ministrit, duke e quajtur atë “injorant”, madje duke i përmendur edhe të atin. Deputeti i ka kërkuar Bushatit të japë dorëheqjen pa e fshirë akoma numrin, ashtu siç i kërkoi ai. (D.D/Shuplaka)