02:22 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Efektivët 12 orë në punë në zonat bregdetare, kufizohet lëvizja e mjeteve të rënda

17:57 | 17/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Efektivët 12 orë në punë në zonat bregdetare, kufizohet lëvizja e mjeteve të rënda

Me nisjen e sezonit turistik, Policia e Shteti ka bërë me dije edhe planin e masave me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Ndryshe nga viti i shkuar, gjatë këtij sezoni shërbimi 12-orësh nga policia do të kryhet vetëm në zonat bregdetare, ndërsa në ndihmë të policive vendore do të dërgohen shërbime shtesë.

Duke nisur që nga 16 qershori deri më 15 shtator do të kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda për transport mallrash në fundjavë dhe në ditët e pushimit zyrtar. Në kuadër të operacionit “Plazh i lirë”, unifromat blu vijojnë kontrollet në të gjithë vendin për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të paligjshme.

Po ashtu kontrolle do të ushtrohen edhe në lokalet e natës për zbatimin e orarit të muzikës dhe ndëshkimin e shkelësve të nivelit të zhurmës. Në pikat kufitare pritet të shtohen sportelet dhe burimet njerëzore me qëllim menaxhimin e fluksit turistik.

Punonjësit e policisë do të përdorin edhe biçikleta që të patrullojnë në plazhe për t’iu ofruar ndihmë pushuesve. Dronët do të përdoren për kontrollin e perimetrit të sigurisë në plazhe, por edhe në akset rrugore kombëtare.

Në zonat turistike janë shtuar patrullat për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për garantimin e lëvizjes së lirë të automjeteve. Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të denoncuar çdo rast të paligjshme.

Pas

Nuk ka qetësi në Lindjen e Mesme! Ushtria iraniane godet qendrën e inteligjencës ushtarake izraelite në Tel Aviv

Para

Sezoni turistik në Vlorë, mungojnë hapësirat publike, 150 biznese pajisen me leje

Para
Sezoni turistik në Vlorë, mungojnë hapësirat publike, 150 biznese pajisen me leje

Sezoni turistik në Vlorë, mungojnë hapësirat publike, 150 biznese pajisen me leje

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.