16:23 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

“Ekonomia shqiptare, e qëndrueshme”, KE: Rritja ekonomike këtë vit parashikohet 3.6 përqind

15:27 | 19/05/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ekonomia shqiptare, e qëndrueshme”, KE: Rritja ekonomike këtë vit parashikohet 3.6 përqind

Turizmi do të vijoj që të jetë një ndër mbështetësit kryesor të ekonomisë shqiptare edhe në vitet në vijim. Vlerësimi vjen nga Komisioni Europian  i cili  në raportin e fundit thekson se ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 3.6% në 2025 dhe 3.5% në 2026, mbështetur nga kërkesa e brendshme, turizmi dhe  eksportet e shërbimeve pritet të vijojnë zgjerimin, ndërkohë që eksportet e mallrave pritet të rimëkëmben disi pas dy viteve tkurrje të konsiderueshme.

Inflacioni pritet të kthehet gradualisht në objektivin prej 3% vitin e ardhshëm.

Komisioni Europian vlerëson se si një ekonomi e vogël e hapur, Shqipëria është e ekspozuar ndaj rreziqeve të jashtme që lidhen me ndikimin ekonomik të tarifave në pjesën kryesore të saj te partnerët tregtarë në BE,  kryesisht Italia me të cilën vendi ynë ka nivelin më të lartë të shkëmbimeve tregtare.

Punësimi u rrit në vitin 2024 dhe pritet të rritet më tej gjatë viteve 2025-2026, megjithëse me një ritëm i moderuar. Shkalla e papunësisë pritet të mbetet e qëndrueshme, ndërkohë që pagat vijojnë të rriten.

Ky vlerëasim për ecurinë e ekonomisë shqiptare vlej pas raportit të Fonfit monetary ndërkombëtar që kishte një vlerësim më të lartë  për një rritje të ekonomisë me 3.8% dhe Bankës Botërore e cila  ka një projeksion pak më të ulët duke parashikuar një rritje ekonomike me 3.2%.

Pas

Nga takimi me Papa Leo XIV te urimet nga pjesëmarrësit, Kryegjyshi Botëror Edmond Brahimaj kremton në Vatikan 66-vjetorin e lindjes

Para

Rifillon dërgimi i ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, Netanyahu pranon se vendimin e mori pas trysnisë së ndërkombëtarëve

Para
Rifillon dërgimi i ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, Netanyahu pranon se vendimin e mori pas trysnisë së ndërkombëtarëve

Rifillon dërgimi i ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, Netanyahu pranon se vendimin e mori pas trysnisë së ndërkombëtarëve

 



Të Fundit

Gjykata e Lartë në Britani rrëzon kërkesën për ndalimin e armëve për Izraelin

Zjarret djegin 2800 hektarë pyje, dëmi ekonomik 16.75 mln euro

SHBA politikë të re për kufizimin e vizave për të sanksionuarit

Ministri i Jashtëm i Turqisë: Paqja midis Iranit dhe Izraelit, prioritet strategjik për Turqinë

Tkurret popullsia në Kosovë, mbi 150 mijë banorë u larguan brenda pesë viteve

Protestat në Serbi kundër Vuçiç, Rusia paralajmëron Perëndimin: Mos ndërhyni

Tërmet në Napoli, magnituda më e lartë e regjistruar në 40 vitet e fundit

Izraeli intensifikon sulmet në Gaza. Evakuime masive, frikë për zgjerimin e ofensivës tokësore

Situata e zjarreve në disa zona të vendit , ndërhyrje dhe kontroll

Kolonët sulmojnë ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.