Ministria e Drejtësisë i ka përcjellë Marokut dosjen me prova e fakte ndaj Ruben Saraiva i dyshar si ekzekutori i Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur kjo më 19 prill në Shëngjin. Fax news mëson se provat për të bindur drejtësinë marokene janë përcjell në rrugë diplomatike, duke kërkuar ekstadrimin e tij.
Me Marokun nuk ka një marrëveshje ekstradimi, por në bazë të reciprocitetit të ndërsjelltë mes dy vëndeve ka patur raste të dorëzimit të personave të kërkuar nga drejtësia.
Gjykata Marokone ka caktuar ndaj Saraivës masën 40 ditë paraburgim për efekt të urdhër arrestit ndërkombëtar lëshuar nga Shqipëria. Ai u kap ditën e dielë në Marok, ndërsa Interpol Tirana njoftoi partnerët për praninë e tij atje, pasi Ruben Saraiva ka lidhje familjare me disa shtetas nga Maroku.
Ndër provat më të forta që lidhin Saraivën përtej deklarimeve, pamjeve filmike, shoqërimeve të filmuara me Edmond Haxhia është edhe ADN, prova biologjike e përftuar nga rrobat dhe çamçakëzi që ai ka lënë në shtëpinë e Haxhisë në Kakarriq të Lezhës, ku u gjet edhe motorri i përfshirë në krim.
Discussion about this post