Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e ka quajtur një akt frikacakësh dhe të turpshëm ekzekutimin e gazetarit grek të kronikës së zezë, George Karaivaz.
“Evropa qëndron për liri. Dhe liria e shtypit është mbase më e shenjta nga të gjitha. Gazetarët duhet të jenë në gjendje të punojnë të sigurt”, shkroi Ursula von der Leyen.
Nga krahu tjetër, President ii Parlamentit Evropian, David Sassoli, kërkon që hetimet të tregojnë nëse vrasja e Karaivaz ka lidhje me aktivitetin e tij si gazetar.
“I tronditur nga lajmi i vrasjes së gazetarit grek George Karaivaz. Hetimet duhet të sqarojnë urgjentisht nëse vrasja ka lidhje me punën e tij. Ngushëllimet tona më të ngrohta për familjen dhe miqtë e tij”, u shpreh Sassoli.
Ditën e sotme gazetari grek u ekzekutua me 17 plumba nga autorë që lëviznin me motor, në pragun e shtëpisë së tij në jug të Athinës.
(E.H/Faxweb.al)