Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bulqizë, ku mbeti i vrarë një 22-vjeçar, i identifikuar si Elidon Basha. Sipas Policisë ai është qëlluar me armë nga shoku i tij Klodian Kola, teksa kishin dalë së bashku për gjah.
Mirëpo ky i fundit, i ndaluar nga ana e Policisë e ka mohuar ngjarjen në prani të avokatit, duke thënë se nuk ka qëlluar mbi Bashën. Fillimisht bëjnë me dije burimet, Kola e ka pranuar autorësinë, por më pas ai është tërhequr nga dëshmia e dhënë, duke hedhu akuza se në vendin ku ka ndodhur krimi ka pasur edhe persona të tjerë.
Por ajo që është edhe më e rëndë, është sorrollatja që i është bërë viktimës në spital, për rreth katër orë, për shkak të mungesës së mjekëve. Basha është dërguar fillimisht në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmën e parë, por duke qenë se në këtë spital nuk ka kirurg është nisur drejt spitalit të Peshkopisë.
Gjendja shëndetësore e të riut shtë përkeqësuar, dhe nga spitali i Peshkopisë është nisur rreth orës 02:00 drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, por fatkeqësisht ka ndërruar jetës rrugës. Uniformat blu kanë sekuestruar disa materiale si arma e gjahut, elektrik dore dhe motori me të cilët të rinjtë kishin dal për gjah, dhe thonë se këto janë prova që implikojnë Kolën në ngjarje.
Mbetet për tu parë nëse do të ketë një version të dytë dhe nga ana e Policisë, pas dëshmive kontradiktore që janë dhënë.
(E.K/Faxweb.al)