Pas zjarreve të njëpasnjëshme në Dukat të Vlorës ditën e sotme, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi përmes një njoftimi në Facebook tha se situata është neutralizuar plotësisht në Delisuf përmes ndërhyrjes së trupave dhe është mundësuar reduktimi i zjarrit dhe eleminimi i rrezikut të banesave në Dukat.
Këtë mesditë drejt Karaburunit kanë shkuar dy helikopterë, që po punojnë për neutralizimin e situatës, e cila vijon prej ditësh e rënduar, duke shkrumbuar sipërfaqe të tëra toke.
Ditën e sotme banorët e fshatit të shqetësuar i bënë thirrje emergjencave të veprojnë sa më shpejt sepse zjarri ndodhej vetem 500 metra larg banesave dhe rrisku ishte shumë i lartë. Ata u shprehën se kanë parë vetëm një helikopter të veprojë në mal dhe jo pranë banesave dhe ai ishte pa kovë uji.
Postimi i plotë:
Neutralizohet plotësisht zjarri në Delisuf, ndërkohe që nderhyrja e trupave mbi fshatin Dukat ka mundësuar reduktimin e zjarrit dhe eleminimin e rrezikut të banesave.
Discussion about this post