Këngëtarja e mirënjohur Elvana Gjata nuk ka qëndruar indiferente ndaj Këngën Magjike. Edhe pse thashethemet e fundit tregojnë se Elvana Gjata nuk i ka punët mirë me Flori Mumajesin, ajo ka uruar kolegët e saj pjesëmarrës në “Këngën Magjike”, të cilët janë prodhim i studios së Florit.
Madje thuhet se bashkëpunimi i Elvana Gjatës me studion “ThreeDots” ka përfunduar, por ende nuk kemi një konfirmin nga këngëtarja. Por, pavarësisht thashethemeve që e kanë rrethuar çiftin kohët e fundit ajo ka vendosur që ashtu si Flori, në instagramin e saj të përkrah katër këngëtaret që këndojnë këngë të Florit në “Kënga Magjike”.
Tuna, Bruno dhe Artjola, Valon Shehu dhe Erik Lloshi ishin këngëtarët e mbrëmjes së djeshme, të cilët, kanë marrë një urim special edhe nga Elvana në fillim të kësaj nate: “Uroj që mbrëmja të shkëlqejë për ju sonte…” ka shkruar Elvana në Instagram.
Elvana Gjata, që prej vitit të kaluar është përfolur për një marrëdhënie në krizë me Flori Mumajesin. Thashethemet u përhapën përsëri pas realizimit të këngës së fundit të Elvanës me titull, “Lejla”, e cila u pëlqye shumë nga publiku. Kjo e fundit nuk është prodhim i studios së Florit por i një studioje amerikane.
Discussion about this post