Emiljano Shullazi ka dhënë në seancën e sotme gjyqsore tek krimet e rënda, një deklaratë 120 minuta.
Fax News raporton se ai ka deklaruar se Ylvi Beqja gënjen dhe se nuk e ka kërcënuar asnjëherë.
“Ai më tha se do të më jepte 1 milion e 400 mijë euro dhe më kërkoi për të marrë ish hotelin pasi po humbiste pronën. Gjithashtu ai më kërkoi ndihmës për të marrë Vollgën.
Nga po të njëjta burime gjatë sencës gjyqsore i pandehuri Emiljano Shullazi deklaroi gjithashtu se me Ylvi Beqjan ënshkruam kontratën për ish Vollgën dhe se nuk e ka kërcënuar.
“Do të vijnë dëshmitarët do të tregojnë që nuk është e vërtetë. Kam ndërmjetësuar mes Sinanit dhe Zekës për një garazhd”është shprehur ai. (M.Q/Faxweb)