“Varfërinë që kam parë sot në Shqipëri, nuk ekziston tek shqiptarët në Mal të Zi”, këto kanë qenë fjalët e modeles shqiptare Emina Çunmulaj gjatë një interviste për “Tirana Today”
Teksa ndodhet me pushime në Shqipëri, Çunmulaj ka zgjedhur që këto ditë pushimesh t’i bashkohet aktivitetit të “Fundjavë Ndryshe” për t’i ardhur në ndihmë familjeve të varfëra. Vetëm pak ditë më parë modelja me origjinë nga malet e Tuzit në Mal të Zi, së bashku me aktivistë të tjerë vizitoi disa famije në krahinat e Shkodrës. Vizitë kjo që i ka ngelur në mendje Çunmulajt.
“Në përgjithësi shqiptarët, qoftë në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë apo Maqedoni kanë vujt. Unë ndoshta kam mendu gjithmonë që shqiptarët jashtë Malit të Zi kanë vuajtur më shumë. Por unë të vërtetën, të them, atë që kam parë sot në Shqipëri, nuk ekziston tek shqiptarët në Mal të Zi. Se malësori nuk e len nanën të vuajë e të jetojë në kushte ashtu. Unë i thashë Arbrit, tan Malin e Zi me shëtit nëpër katunde e fshatrat shqiptare, ti s’mund ta shohësh nanën ashtu”, tha modelja.
(S.SH/Shuplaka)