Tre deputetet e rinj që dje morën në Komisionin Qendror te Zgjedhjeve mandatin kanë bërë ditën e sotme betimin ne sallen e Kuvendit, ndersa jashte godines vijon protesta e qytetareve.
Ralf Gjoni do të të zëvendësoje mandatin e dorëzuar të Klajda Gjoshës.
Mandatin e dorëhequr të ish-deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Vlorës, Shezai Rrokaj, do ta marrë kandidatja Enada Koçiraj.
Krahas Gjonit, dhe Kociraj kandidati tjetër që merr sot mandatin e deputetit është edhe Nimet Musai, i cili do të zëvendësojë Petrit Vasilin në sallën e Kuvendit.
Numri i deputetëve të opozitës në Kuvend shkon në 17:
Tre nuk u dogjën që në fillim:
1. Lefter Koka
2. Myslim Murrizi
3. Rudina Hajdari
14 janë betuar:
1. Ylli Shehu
2. Aurora Mara
3. Enver Roshi
4. Edmond Rrushi
5. Lefter Maliqi
6. Alban Zeneli
7. Ligoraq Karamelo
8. Majlinda Halilaj
9. Ediola Braha
10. Edlira Hyseni
11. Elda Hoti
12. Ralf Gjoni
13. Nimet Musaj
14. Enada Koçiraj
Protesta e sotme është në vazhdën e protestave që opozita ka deklaruar se do të organizoje deri në rrëzimin e qeverisë Rama, ngritjen e një qeverie teknike si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.